“Jetë e Hidhur”, Çfarë fshihej pas serialit që preku kosovarët?

“Jetë e hidhur” apo “Aci Hayat” ishte seriali i parë turk që u transmetua në Kosovë, përmes Eleanor te RTV21 e që mori vëmendjen e të gjithëve.

Një prej arsyeve kryesore pse ky serial i bëri për vete kosovarët, ishte mbiemri i aktorit kryesor në këtë serial, Mehmet Kosovali.

Historia e serialit trajton dramën e fortë të dy të rinjve të varfër, Mehmetit dhe Nermini, të cilët ndahen nga jeta e vështirë dhe ambiciet e njerëzve me pushtet.

Historia përshkruan rrugën e Mehmet Kosovalit, një mekanik i ndershëm, i cili pas prishjes së fejesës së tij me Nerminin, e humbet të dashurën përballë biznesmenit të pasur Oğuz Arslaner. Ngjarjet që pasojnë e shtyjnë Mehmetin të hyjë në botën e krimit dhe të pasurohet, duke e kthyer betejën e tij në një luftë mes dashurisë së humbur dhe hakmarrjes.

Qellimi kryesor i serialit sipas mediave turke ishte trajtimi i temave tê pabarazisë shoqërore, padrejtësisë dhe luftës për pushtet, ndërsa personazhet përballen me vendime të vështira që ndryshojnë fatin e tyre përgjithmonë. “Acı Hayat” mbetet një histori emocionuese që ka lënë gjurmë të thella tek publiku.

Regjia e Acı Hayat është bërë nga Abdülkadir Ceylan Ede.

Back to top button