Jevtiq: Dhuna është e papranueshme

 

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit opozitar serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Përmes një shkrimi në Twitter, Jevtiq ka thënë se e dënon çfarëdo sulmi fizik dhe verbal ndaj cilitdo politikan e posaçërisht anëtarëve të familjeve të tyre.

”Dhuna është e papranueshme pavarësisht dallimeve politike”, ka shkruar Jevtiq.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, në lidhje me sulmin fizik që ka ndodhur ndaj djalit të Nenad Rashiq.

Më pas Prokuroria Themelore në Prishtinë mori vendim që 8 të dyshuarit të ndalohen për 48 orë./21Media

 

 

Back to top button