“Jo grushtit të shtetit!”, presidenca sërish thirrje shqiptarëve për protestën e 2 marsit

“Së bashku për Shqipërinë”

Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë Tedi Blushi ka publikuar një video në “Facebook”-un e tij, ku i bën edhe njëherë ftesë qyetarëve që të marrin pjesë në tubimin e 2 marsit.

“Së bashku për Shqipërinë. Më 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në manifestin mbarëkombëtar shqiptar. Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë, për kombin. Jo grushtit të shtetit!”, shkruan krahas videos Blushi.

Presidenti Ilir Meta ka thirrur shqiptarët që të mblidhen më 2 mars, me qëllim që të kundërshtojnë grushtin e shtetit përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button