“Jo me taksat e mia!” Ramadani pyet: Sa para dha pushteti për ekspozitën me të dhëna nga Serbia?

Ish-inspektori i AKI-së dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar për ekspozitën e masakrave të vendosur në sheshin e Prishtinës.

Ramadani ka pyetur se sa para ka paguar pushteti për një ekspozitë me të dhëna nga Serbia.

“Sa para i dha pushteti kësaj ekspozite me të dhëna nga Serbia?Pse s’po e bëni publike shumën e parave të buxhetit që pushteti i dha ekspozitës që doli të jetë Luftë Hibride për shtrembërimin e të vërtetës së Kosovës? Lufta Hibride e ka një prej qëllimeve kryesore shtrembërimin e të vërtetës së Kosovës. Kjo luftë speciale nuk u ndalë kurrë! JO ME TAKSA TË MIA!””, ka shkruar Ramadani.

Back to top button