Joe Biden do t’i shikojë rezultatet nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë

Emri i presidentit amerikan Joe Biden nuk do të shfaqet në fletwvotimet  të martën, por rreziku është i madh për presidentin 81-vjeçar dhe trashëgiminë e tij, gjersa ai pret të shohë nëse vendi do të dërgojë paraardhësin ose pasardhësen e tij të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.

Bideni ka mbajtur një profil relativisht të ulët ditët e fundit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

Ai  dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë me kwshilltarw dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa gara zhvillohet në gjithë vendin.

Back to top button