Johnny Depp fiton gjyqin kundër Amber Heard

Aktori Johnny Depp ka fituar çështjen gjyqësore ndaj ish-bashkëshortës, Amber Heard.
Gjykata ka lexuar verdiktin, i cili ia kumton fitoren e aktorit të Pirateve të Karaibeve përballë Heard.
Brohoritjet janë pafund jashtë Gjykatës, me fansat e Depp që e kanë përkrahur aktorin që nga fillimi I gjyqit mes ish-çiftit
Pas gjashtë javësh në Gjykatë, Virxhinia ka mbajtur anën e Depp.
Juria i ka dhënë Depp-it 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë për dëme ndëshkuese pasi ai e fitoi procesin gjyqësor për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard../21Media

Back to top button