Johnson fajëson pushtimin rus të Ukrainës për koston e jetesës

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur një efekt negativ në rritjen e kostove të jetesës në të gjithë globin.
Në Twitter Johnson, i cili është në samitin e G7-ës, thotë se veprimet e presidentit rus Vladaimir Putin në Ukrainë “po krijojnë pasgoditje të tmerrshme, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve në të gjithë botën”.
“Udhëheqësit globalë duhet të bashkohen për të ndihmuar Ukrainën dhe për ta bërë jetën më të lehtë për familjet në mbarë botën. Asgjë nuk duhet të jetë jashtë tryezës”, ka thënë ai.
Shifrat nga ministria e bujqësisë e Ukrainës tregojnë se eksportet e grurit në 22 ditët e para të qershorit ranë me rreth 44% nga një vit më parë, në 1.11 milion ton./21Media

Back to top button