Johnson kthehet nga Kievi me gjelin simbolik

Downing Street njoftoi se kryeministri britanik, Boris Johnson ishte në Kiev për rreth pesë orë, duke udhëtuar me makinë, helikopter, aeroplan ushtarak dhe tren.
Ai pati bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara se të dy të bënin një shëtitje 30-minutëshe, gjatë së cilës ata takuan ukrainasit dhe vizituan memorialet kushtuar viktimave të luftës.
Një zëdhënëse thotë se Johnson shkoi në shtëpi me një dhuratë që ia dhanë vendasit, një gjel qeramik, i cili është një simbol i rezistencës ukrainase./21Media

Back to top button