Johnson në Kiev: Përshëndesim heroizmin e forcave ukrainase
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë se ai e kupton pse populli i Ukrainës “nuk mund të bëjë kompromis me Putinin”, gjatë një vizite të papritur në Kiev.
Duke folur në një konferencë shtypi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Johnson ka thënë gjithashtu se “ne mund të përshëndesim vetëm heroizmin e forcave ukrainase”.
Zelensky falënderoi udhëheqësin e Mbretërisë së Bashkuar për vizitën e tij të dytë në Kiev që nga fillimi i pushtimit dhe ka thënë se ata diskutuan kërkesat ushtarake të nevojshme për një fitore të Ukrainës ndaj Rusisë./21Media