Johnson tha se Putin ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e paqes

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson e nis deklaratën e tij duke thënë se Vladimir Putin ka “shkelur në mënyrë flagrante” marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.
Ai thotë se “fjalimi nxitës” i presidentit mohoi se Ukraina kishte ndonjë traditë të shtetësisë së vërtetë dhe “hodhi shumë akuza të tjera të rreme”, transmeton rtv21.tv.
Jonhnson tha se “duhet të përgatitemi për një pushtim të përgjithshëm”.
Boris Johnson u thotë deputetëve se duke njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Vladimir Putin po planifikon “pretekstin për një pushtim” të pjesës tjetër të Ukrainës./21Media

Back to top button