“Ju mbuloftë turpi”, Monika Salihu revoltohet nga raportimet se kinse babai i saj është ndarë nga jeta

Këngëtarja Monika Salihu ka reaguar me revoltë ndaj raportimeve të rrejshme se kinse babai i saj , bokseri Aziz Salihu është ndarë nga jeta.

Ajo përmes një postimi në Instasory shkroi se babai i saj është gjallë e mirë, derisa pati edhe fjalë të ashpra për ata që publikuan këtë lajm, përcjell portali rtv21.tv

“Ishalla po  ja zgatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdek. Ju mbuloftë Zoti me turp çka me ju thënë tjetër”, ka shkruar Monika.

Kujtojmë se këngëtarja ditë më parë njoftoi se bokseri Aziz Salihu është diagnostifikuar me sëmundjen e Alzhaimerit. /21Media

Back to top button