Ju nuk do të fitoni, i thonë Putinit udhëheqësit e NATO-s

Disa nga liderët botërorë që po marrin pjesë në samin e NATO-s në Madrid, sot folën për luftën dhe synimin e Perëndimit për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, mikpritës i samitit, tha se Rusia do të identifikohet si “kërcënimi kryesor” i aleancës ushtarake në konceptin e saj të ri strategjik, në krahasim me një partner strategjik më parë.
“Ne po i dërgojmë një mesazh të fortë Putinit. Ju nuk do të fitoni”, shtoi ai.
Ndërkohë, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se NATO do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Është mirë që vendet e mbledhura këtu – [dhe] shumë të tjerë gjithashtu – të japin kontributet e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet – duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke siguruar armët që u duhen urgjentisht Ukrainës”, citohet nga Reuters se tha Scholz./21Media

Back to top button