Justin Bieber rezulton pozitiv me koronavirus, anulon koncertin në Las Vegas

Artisti Justin Bieber ka rezultuar pozitiv me Covid-19, kështu ai është detyruar që ta anulojë turneun e tij botëror, “Justice World Tour”.
Të shtunën u njoftua se koncerti në Las Vegas është shtyrë për një tjetër datë pasi koronavirusi ka ‘shpërthyer’ brenda ekipit të 27 vjeçarit.
“Për shkak të rasteve pozitive me Covid-19 brenda ekipit duhet ta anulojmë turneun për fat të keq. Justin është shumë i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekipit dhe fansave është gjithmonë prioritet”, kanë thënë në njoftim.
Ky turne i Bieber ishte i planifikuar qysh në mars të vitit 2020, por u shtye për shkak të Covid-19.
Bieber nisi koncertin e parë në San Diego, koncerti i dytë ishte në Las Vegas. Turneu është paraparë të zgjasë deri në mars të vitit 2023./21Media

Back to top button