Juventus shijon fitoren e parë

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 2-3 ndaj Spezias.
Kështu kanë arritur ta shijojnë fitoren e parë në këtë sezon vetëm te xhiroja e pestë në Serie A.
Moise Kean i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28’. Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 33’ me Gyasin.
Spezia kaloi në epërsi përmes kundërsulmit me golin e Antistes. Për 2-2 shënoi Federico Chiesa në minutën e 66’.
Golin e fitores për Juven e shënoi qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt në minutën e 72’.
Pas kësaj fitoreje Juventusi grumbullon pesë pikë dhe pozicionohet në vendin e 12-të.
Ndërkaq, Spezia në vendin e katërt me 16 pikë./Kallxo

Back to top button