Ka filluar takimi ndërmjet ekipit negociator dhe Mogherinit

Delegacioni përbëhet gjithsej nga 11 përfaqësues

Sot në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Delegacioni përbëhet gjithsej nga 11 përfaqësues. Ekipi negociator ka udhëtuar në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Levizja Vetëvendosje (VV).

Ky delegacion është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor të vitit 2018.

Ndërsa, sipas zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq dialogu në nivelin e lartë bëhet ndërmjet dy presidentëve dhe theksoi se kjo nuk ndryshon./21Media

Back to top button