“Ka rrezik për kthim prapa”, Rama dhe Cameron diskutojnë për dialogun Kosovë- Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pasi priti në takim me Sekretarin e Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha se ndër temat që disktuan ishte edhe dialogu Kosovë- Serbi.
“Kemi diskutuar edhe për rajonin, Britania shprehur interes për të parë normalizimin me sukses të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ka pasur hapa pozitave, por edhe ndihet rreziku i kthimit mbrapa.”, tha kryeministri shqiptar
Derisa shtoi se me Cameron biseduan edhe për raportet dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Anglia do të mbështesë projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Sot është një ditë e posaçme për ne, dhe për mua personalisht, sepse kemi një mik të veçantë të këtij rajoni dhe Shqipërisë. Që me në fund erdhi pasi ka marrë ftesën para disa vitesh, por jam i bindur se do të rikthehet sërish. Kemi diskutuar sot për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe thellimin e mëtejshme.
Kemi folur për projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar në Durrës. Për të gjitha këto së bashku, ku është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve tona dhe që MB kanë shprehur mbështetjen e saj.”, tha Rama./21Media