Kabllo energjetike nëntokësore dhe nënujore!

Kablloja më e gjatë e energjisë elektrike nën det, që transferon “energjinë e gjelbër” midis Norvegjisë dhe Britanisë së Madhe, ka filluar funksionimin.
Kablloja kalon nën tokë e nën det mbi 450 milje (725 km) që lidh Blyth në Northumberland me fshatin norvegjez të Kvilldal ka filluar së funksionuari.
Me kapacitet të plotë 1,400 megavat kjo kabllo gjigande do të importojë hidro-energji të mjaftueshme për të furnizuar 1.4 milion shtëpi, tha National Grid.
Presidenti i National Grid Ventures, Cordi O’Hara tha se ishte një “arritje e jashtëzakonshme e inxhinierisë”.
“Ne duhej të kalonim nëpër male, fjorde dhe përtej Detit të Veriut për ta bërë këtë të ndodhë.
“Lidhja e Detit të Veriut (NSL) është gjithashtu një shembull i shkëlqyeshëm i dy vendeve që punojnë së bashku për të maksimizuar burimet e tyre të energjisë së rinovueshme për përfitim reciprok.”
National Grid tha se sipërmarrja e përbashkët prej 1.6 miliard eurosh (1.37 miliard paund) me operatorin norvegjez të energjisë “Statnett” do të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar të zvogëlojē emetimet e karbonit 23 milionë tonë deri në vitin 2030.
Kjo kompani ka katër kabllo të tjerë të energjisë që shkojnë në Belgjikë, Francë dhe Holandë dhe u bë e ditur se 90% e energjisë së importuar në këtë mënyrë do të ishte nga burimet zero të karbonit deri në vitin 2030.
Hidrocentralet në Norvegji dhe fuqia e erës në Mbretërinë e Bashkuar i nënshtrohen kushteve të motit dhe luhatjeve të kërkesës.
Duke përdorur NSL, energjia e rinovueshme mund të eksportohet nga Britania e Madhe kur prodhimi i erës është i lartë dhe kërkesa për energji e ulët, ose të importohet nga Norvegjia kur kërkesa është e lartë dhe prodhimi i erës është i ulët, raporton BBC./e.d-21Media

Back to top button