Kaçaniku mëson kryetarin, dalin rezultatet preliminare nga KQZ

KQZ ka procesuar në ueb-faqen zyrtare 100% të rezultateve nga vendvotimet e zgjedhjeve lokale në Kaçanik.
Në bazë të rezulateve preliminare Sabedin Vishi nga PDK ka fituar balotazhin me 51.86% të votave kundrejt kundërkandidatit të tij nga LVV, Jeton Raka me 48.14% të votave.
Kujtojmë se në këto rezultate nuk janë numëruar votat me kusht dhe votat me postë.
Në Kaçanik kanë votuar 14 mijë e 631 qytetarë nga 33 mijë e 505 me të drejtë vote apo 43.67%.