Kaçaniku shënon Ditën e Çlirimit

Komuna e Kaçanikut ka shënuar 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut. Aktiviteti kryesor është mbajtur me akademinë festive në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” .

Kryetari i Komunës Besim Ilazi tha se në këtë ditë kujtojmë të gjithë të rënët për lirinë e vendit tonë. “

Në emër të OVL-së së UÇK-së foli Azem Guri- Komandant i Batalionit të II-të, i cili solli evokime nga dita e çlirimit.

Po ashtu, u mbajt edhe një program i pasur kulturo artistik nga artistët kaçanikas. Para se të mbahej akademia janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule në Kompleksin Memorial të Varrezave të Dëshmorëve, Përmendoreve dhe Busteve të Heronjve në Kaçanik, është organizuar aktiviteti sportiv me moton “ Vrapi i Lirisë”.

Shoqëria “Lëvizja”, organizoi përurimin e librit “Shtegtime nëpër Atdhe”, me autor Berat Luzha.

Po ashtu, nga ora 18:00, vazhdon nata e dytë e Festivalit Kombëtar të SHAKA “Kaçaniku 2023”.

Back to top button