Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadetët e FSK-së marrin pjesë në garën prestigjioze në West Point

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Ky ishte një moment i veçantë për të treguar aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të vërteta dhe për të punuar si një ekip i bashkuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj eksperience, kadetët u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta.

“Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Për FSK-në, “Sandhurst” është shumë më tepër se një garë, “është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake”.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet po konsiderohet një hap i madh përpara dhe një motivim për sfidat e ardhshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button