Kadiu konfirmon se Bislimi do të takohet me emisarin Petersen

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, për RTV21 ka konfimuar se Bislimi do ta pret në takim javën e ardhshme Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Peter Sorensen,
“Po, mundem me të konfirmu që zëvendëskryeministri Bislimi do ta presë në takim javën e ardhshme emisarin Sorensen në Kosove”, tha Kadiu.
Vizitën e tij në Kosovë për RTV21 e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper.
“Mund të konfirmojmë se Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga data 17-19 mars”, tha ajo.
Bashkimi Evropian nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë vizitë, por RTV21 merr vesh se Sorensen do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, për të përgatitur vazhdimin e procesit të dialogut./21Media