Kadrijaj: 2021, ndër vitet me më pak investime
Mustafë Kadrijaj, njohës i ekonomisë tha se pandemia dhe problemet politike po bëjnë një dëm jashtëzakonisht të madh në ekonomi, sidomos në sektorin e të bërit biznes.
Në Click të RTV21, Kadrijaj theksoi se ndërrimet politike e kanë pasur koston e vet ekonomike, nga ana e organizimit të zgjedhjeve, po ashtu dhe ngecja e investimeve.
“Siç dihet, duhet t’ua kujtojmë edhe opinionit që viti 2021 është ndër vitet me më së paku investime, duke futur edhe vitin 2020, me më së paku investime si nga ana e Qeverisë, po edhe investimeve të huaja”, theksoi Kadrijaj./21Media