Kaloni te përmbajtja kryesore

Kadrijaj e AAK-së: Do të marrim pjesë në seancën konstituive

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit duke u nënshkruar dhe betuar si deputetë. Sipas saj, asnjëherë nuk ka ndodhur që pas certifikimit të rezultateve të shtyhet seanca konstituive sikur tani.

Deputetja Kadrijaj tha për rtv21 se nëse LVV-ja i merr parasysh kërkesat e AAK-së do të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit të ri.

‘’Asnjëherë nuk ka ndodhur që pas certifikimit të zgjedhjeve të shtyhet konsntituimi i Kuvendit kaq shumë. Ne do të shkojmë të nënshkruajmë si deputetë, do të betohemi. Të shohim se a do të zgjedhet vetëm kryetari i Kuvendit dhe e nënkryetarëve apo do të zgjedhet, a do të zgjedhet edhe Qeveria ende nuk e kemi ndonjë deklaratë. Ndërsa, për presidentin po dihet se nuk ka ndonjë marrrëveshje. Ata sigurisht që i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk kanë nevojë për votat tona. Ne i kemi 6 kërkesat tona, nëse LVV-ja zotohet se do të punojë rreth tyre, ne do të qëndrojmë në sallë dhe të marrim pjesë për zgjedhjen e presidentit të ri.’’, tha ajo./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button