Kaloi ilegalisht kufirin një serb në Kamenicë, pas intervistimit lirohet

Një shtetas i Serbisë ka kaluar kufirin Serbi- Kosovë ilegalisht ditën e mërkurë në fshatin Novosellë. Referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar kamionin me targa të huaja me ngasës mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimi se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button