Kalojnë rekomandimet e Komisionit për mbulimin e humbjeve për rrymën në veri

 

Me 61 vota pro në Kuvendin e Kosovës, kanë kaluar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Në sallë ishin 68 deputetë të pranishëm.

Komisioni parlamentar, me rekomandim të ideuar dhe mbështetur nga deputetë e VV-së kishte votuar pro ndarjes së 11 milionë euro prej KOSTT-it për pagesën e rrymës të shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore./21Media

Back to top button