Kamberi dënon ashpër vendimin e Serbisë për t’ia ndaluar Sveçlës vizitën në Preshevë

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaaguar pasi Qeverisë serbe i ka ndaluar  ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizitën në Luginën e Preshevës.

Kamberi e ka dënuar ashpër këtë vendim.

Përmes një postimi në Facebook Kameberi ka thënë se ky vendim  dëshmon se “Qeveria në Beograd, nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”

Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – komuna të njohura bashkërisht si Lugina e Preshevës.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.

Ministri Sveçla ka njoftuar të enjten se autoritetet serbe ia hodhën poshtë sipas tij paarsyeshëm  kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës në jug të Serbisë në kufi me Kosovën./21Media

Back to top button