Kaloni te përmbajtja kryesore

Kamberi: Do vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin kundër shqiptarëve

(Lajm i përditësuar)


Kamberi: Do vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin kundër shqiptarëve

Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi përmes platformës “X” ka falënderuar votuesit, ndërsa ka thënë se është konfirmuar mandati i tij.

“Falënderojë votuesit shqiptarë, Beteja politike e shqiptarëve për Luginën e Preshevës do të vazhdojë në Parlamentin e Serbisë, pas zgjedhjeve të djeshme. Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin kundër shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Kamberi.


Opozita proteston para zyrave të KQZ-së në Beograd, kërkon anulimin e zgjedhjeve

Një numër i qytetarëve është mbledhur para zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Beograd, ndërsa ata kanë hedhur vezë në drejtim të objektit.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN), që ka dalë i dyti në zgjedhje pas partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS, po i kundërshton rezultatet.

Liderët e koalicionit kanë ftuar protestë. Miroslav Aleksiq e Marinka Tepiq kanë thënë se do të fillojnë grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button