Kaloni te përmbajtja kryesore

Kamberi: Kosova dhe Shqipëria t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës

Shaip Kamberi, deputet nga Bujanovci, kryetar i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës.
Ai ka kujtuar se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë platformë dhe program shtetëror për Luginën e Preshevës, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar, teksa e kundërta qëndron me Serbinë në raport me Kosovën.
“Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :
– Ka platformë dhe program shtetëror
– Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).
Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :
– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.
– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button