Kamberi: Në Tërnoc po frikësohen votuesit shqiptar me alarm për bombë

Sot për herën e katërt po mbahen zgjedhjet në komunë të Preshevës.
Kreytari i koalicionit i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi i cili po garon për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Serbisë, njoftoi se po ka parregullësi në proces të votimit.
Kamberi në një postim në Facebook ka deklaruar se në një shkollë është dhënë një alarm fals për bombë, kjo sipas tij është për t’i frikësuar votuesit.
“Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu eshte mundësuar të votojnë. Ndërkohë vjen një paralajmrim për “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, që e ka marrë drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptar”, ka shkruar ndër tjera Kamberi në Facebook./21Media

Back to top button