Kamberi: Partitë po përdorin politikë të “strucit” për krijimin e Qeverisë së re

Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka deklaruar se partitë politike qëllimshëm po e zvarrisin krijimin e Qeverisë së re në mungesë të guximin për tu përballur me sfidat që e presin Kosovën.
Gjatë një interviste për RTV21 Kamberi ka thënë se LVV-ja se parti fituese nuk ka vullnet për formuar Qeverinë e re prandaj, sic tha, nuk ka filluar ende bisedimet për një partner të koalicionit duke u arsyetuar se janë në pritje të certifikimit të zgjedhjeve.
‘’Ajo që po shihet është se nuk ka vullnet politik për ta udhëheq Qeverinë e re. Së pari edhe vet LVV-ja si fituese e këtyre zgjedhjeve nuk ka vullnet për ta formuar shumicën e re parlamentare. Pavarësisht procedurave të certifikimit të rezultateve, sikur ajo të kishte vullnet pas përfundimit të zgjedhjeve do të kontaktonte partnerët eventual dhe që nuk po e shohim se po ndodh sot’’, thekson Kamberi për RTV21.
Po ashtu, Kamberi tha se qytetarët me votën e tyre e kanë nxjerrë një rezultat që mund të ketë kombinime për krijimin e Qeverisë së re. Por, sipas tij, kjo është një politik e “strucit” që po përdorin subjektet politike duke mos marrë përgjegjësinë që iu takon.
‘’Mund të jenë dy elemente që po zvarrisin krijimin e institucioneve: Mungesa e guximit politik dhe kalkulimet partiake personale të politikës së tyre. Kjo është fatkeqësi sepse numrat ekzistojnë për çfarë do lloj Qeverie, çoftë për ta bërë partia që ka fitua zgjedhjet, çoftë opozita, çoftë për ta bërë një bashkëpunim që do të përfshiheshin dy nga tri partitë e mëdha. Sovrani ka fol ditën e zgjedhjeve, tash duhet të merren përgjegjësi dhe jo të përdoret një politik e strucit”, tha Kamberi. /RTV21/21Media