Kamberi: Vuçiq synon të kontrollojë edhe të zgjedhurit jo serbë në Kosovë

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiqit po synon të kontrollojë jo vetëm deputetët serbë por edhe ata jo serbë në parlamentin e Kosovës.

E gjithë këtë Kamberi thotë se Vuçiq po e bën para syve të mbyllur të bashkëshisë ndërkomëtare.

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës. Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qoshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj. E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare.”, ka shkruar Kamberi në Facebook./21Media

Back to top button