Kamera kujdestare: Prishtina “e ruan” borën!
Nese nuk mund ta shihni borën në shpatiet e Brezovicës ose Bogës – ejani në qendër të Prishtinës
Ndoshta kompania që merret me pastrimin e borës nga rrugët e kryeqytetit të Kosovës është shumë e zënë duke pastruar rrugët nëpër fshatra ose ato nëpër lagje periferike të Prishtinës, megjithatë raportet nga terreni dëshmojnë se gjendja nuk është aq për ta lavdruar.
Rrugët kryesore ne qytet e vërtetë se janë mirëmbajtur por ajo borë goxha e madhe bënte e gjora “gjimnastikë” – herë nga rruga në trotuare e pastaj dyqangjinjët dhe qytetarët e gjuajnë të bardhën borë ku tjetër pos në rrugë me shpresë ose do ta bartin ose do të shkrihet…
Truqe të borës së tubuar tash e sa javë “i rroku” edhe kamera kujdestare e gazetarit të Portalit tonë,Esad Dujaka. /21Media





Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?