Kamioneta godet për vdekje fëmijën 1-vjeç në Prishtinë

 
Një fëmijë 1-vjeç ka vdekur pasi është goditur nga një kamionetë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Mehmet Ali Vrioni”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një fëmijë ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet  (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti./21Media

Back to top button