Kamioni bie në lumin Ibër, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lëndua në një aksident trafiku sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Ju njoftojmë se rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të lokacionit Shkëmbi i Dudes ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një kamion me targa vendore i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Përpos dëmeve materiale, në këtë aksident tre persona (shoferi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Veri. Pas trajtimit personat janë liruar”, ka thënë prekazi për portalin rtv21.tv./21Media

 

Back to top button