Kampionja Donjeta Sadiku do të pritet me ceremoni

Donjeta Sadiku ditë më parë ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Ajo aterojë në mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës.
Kurse, në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet sot nga Federata e Boksit e Kosovës, do të bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e MKRS, si dhe KOK.

Back to top button