Kanabisi i shpëton jetën 2-vjeçares

Fëmija i parë që shpëtoi jetën nga ky lloj droge në Britani

E vogla, Jorja Emerson është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe, e cila është duke u trajtuar me kanabis medicinal.

Prindërit kanë kohë që dëshpërimisht po kërkonin një kurë për të voglën e tyre, e cila brenda një dite ka përjetuar deri në 30 sulme epileptike.

Kanabisi për përdorim medicinal është bërë i ligjshëm për tu përdorur më 1 nëntor, ani pse mjekët po hezitojnë ende që ta shkruajnë ata në recetat e tyre mjekësore, raporton TV21.

Por, gjendja e Jorjas është përmirësuar dhe po duket se kanabisi po ndikon, ani pse trajtimi i saj po arrin shifrën e 1000 funtave në muaj./21Media

Back to top button