Kancelari austriak udhëton në Moskë për bisedime me Putinin

Kancelari austriak, Karl Nehammer do të udhëtojë sot në Moskë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me liderin rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Zyrtarët austriakë thonë se ai dëshiron të promovojë dialogun midis Moskës dhe Kievit dhe gjithashtu do të ngrejë çështjen e krimeve të luftës.

Ai u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të shtunën, shkruan BBC./21Media

Back to top button