Kaloni te përmbajtja kryesore

Kancelari gjerman i kërkon Putinit të ndalojë pushtimin 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bisedoi sot me presidentin rus, Vladimir Putin në telefon dhe i kërkoi atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button