Kancelari Scholz pret Kurtin e Vuçiqin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sot në Berlin do të zhvillojë takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajmi është bërë i ditur dje nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode.
Ai përmes Twitterit ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin Kurti do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 16:00.
Ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet me Kurtin dhe Vuçiç më 4 maj në Berlin, madje ka paralajmëruar se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me të dy liderët./21Media

Back to top button