Kandidatët e certifikuar për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, publikoi listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021.
Listën e kandidatëve për kryetar komune mund ta shkarkoni KETU
Listën e kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale mund ta shkarkoni KETU
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor 2021./21Media