Kandidatët nga lista e AAK-së që nuk morën asnjë votë në Drenas
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, del seKomuna e Drenasit do të përfaqësohet nga gjashtë parti politike.
Në listën e publikuar nga KQZ-ja për Drenasin ka edhe kandidatë për Asamble që nuk kanë marrë asnjë votë.
Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Drenas janë Besart Kastrati dhe Ibish Demaku që nuk kanë marrë asnjë votë, ndërsa kandidatja Besmire Gjokaj mori vetëm një votë.
14 vende në Kuvendin Komunal në Drenas do të ndahen për Partinë Demokratike të Kosovës, tetë vende për Demokratët për Drenasin, pesë vende për Lëvizjen Vetëvendosje, dy vende për Iniciativën Green për Drenasin, si dhe nga një vend për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.