Kandidatët që e morën vetëm nga një votë nga diaspora

Sot ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor.
Sipas rezultateve të KQZ-së nga një votë nga diaspora morën kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Vushtrrisë, Ferid Idrizi dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
Numrin më të madh të votave me postë e ka marrë kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni me 148 vota, pastaj kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia me 122 vota, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj me 108 vota, kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu me 436 vota dhe kandidati për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini me 244 vota./21Media

Back to top button