Kandidati i AAK-së, Nazmi Gagica me fokus në transport publik dhe mirëqenie sociale për Gjilanin

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazmi Gagica, në debatin zgjedhor në RTV21, ka prezantuar programin e tij me fokus në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Ai u zotua për investime në transportin publik, si dhe për zgjidhje afatgjatë të problemit me ujin e pijshëm, që prej vitesh mbetet një sfidë për banorët e komunës.
Ai vuri theksin në përfshirjen sociale dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke e konsideruar atë si bazë për një Gjilan më funksional dhe gjithëpërfshirës./21Media