Kandidati i RDK-së për ministër të vetëqeverisjes lokale

Suhejl Fazliu do të jetë kandidati i RDK-së

Rilindja Demokratike Kombëtare me unanimitet të plotë vendosi që për kandidat të ministrit të vetqeverisjes lokale të jetë kandidati i RDK-së që vjen nga dega e Shkupit, Suhejl Fazliu.

Kryesia qendrore e partisë u përcaktua për një kandidat relativisht të gjeneratës së re, me bindje të plotë se Fazliu posedon kapacitet të jashtëzakonshëm të prezentoj denjësisht RDK-në, si një nga partnerët e koalicionit Aleanca për shqiptarët.

Kandidati për ministër i vetqeverisjes lokale Suhejl Fazliu është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL-së dhe ka përvojë të jashtëzakonshme në zhvillimin e metodave inovative të E-Qeverisjes, si një shërbim i rëndësishëm i komunikimit bashkëkohorë në mes institucioneve të ndryshme të organizimit.

Rilindja Demokratike Kombëtare i uron sukses Fazliut dhe janë të bindur se koalicioni Aleanca për shqiptarët do të përfaqësohet denjësisht në qeverinë e re reformatore të udhëhequr nga Zaev./21Media

Back to top button