Kandidati i VV-së Arsim Ademi: PDK na kanë premtuar mbështetje

Në mesin e komunave që të dielën do ketë votime është edhe Vitia.
Në këtë komunë në balotazh janë Arsim Ademi nga VV-ja me Sokol Halitin nga LDK-ja.
Arsim Ademi nga VV-ja në debatin “Zgjedhjet Komunale” në RTV21, teksa shpalosi programin e VV-së për Vitinë u shpreh i bindur se në balotazh do arrijnë fitore.

Ademi tha se tashmë kanë marrë mbështetje të shumicës së votuesve të opozitës.

Ai gjithashtu shtoi se janë në kontakt edhe me PDK-në dhe sipas tij nuk ka hezitim për mbështetje.
“Kemi kontakte me struktura të PDK-së, nuk ka hezitim për mbështetje. PDK na kanë premtuar mbështetje”, tha ndër tjera Ademi në RTV21.

Kandidati I LDK-së, Sokol Haliti në raundin e parë ka marrë 8 mijë e 326 vota. Ndërsa kandidati i VV-së, Arsim Ademi, ka marrë 6 mijë e 955 vota. /21Media 

Back to top button