Kandidati për president i Kolumbisë qëllohet në kokë

Kandidati për president të Kolumbisë është qëlluar gjatë një aktiviteti të fushatës në Bogota.

Sipas mediave ai është qëlluar tri herë – dy herë në kokë.

Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme të vogël njerëzish në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, thonë mediat lokale.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij. “Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit”, ka thënë ajo.

Partia “Centro Democratico” e Uribes e ka dënuar sulmin duke thënë se e cenon demokracinë dhe lirinë në Kolumbi, shkruan BBC.

Pamjet tregojnë momentin kur ai u qëllua në kokë në mes të fjalimit.

VIDEO (KUJDES PAMJE TË RËNDA):

Back to top button