Kandidati për president të Serbisë: Pavarësia e Kosovës histori e përfunduar në vitin 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin K​urti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq.
Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.
Sipas një komunikate për media nga zyra e kryeministrit,  në këtë takim u bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.
Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen./21Media

Back to top button