Kandiq për anulimin e “Mirëdita , dobar dan”: Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët

Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Ministria e Brendshme të Serbisë ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin tradicional “Mirëdita, dobar dan” në Beograd.
Kandiq përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se në Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit më të madh.
“Me ndalimin e ‘Mirëdita, dobar dan’ Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit më të madh. Në Serbi më s’mund të organizohet debat për pajtimin e as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve. Vrimë e zezë”, ka shkruar ajo në “X”./21Media
Sa zabranom “Mirdite”, Srbija i njene institucije svrstale su se uz huligane i najcrnji etno nacionalistički mrak. Više se u Srbiji ne može organizovati debata o pomirenju, a ni protest protiv glorifikacije ratnih zločinaca. Crna rupa.
— Natasa Kandic (@natasakandic) June 27, 2024