Kandiq: “Serbia nuk është gati të dënojë përgjegjësit e krimeve në Kosovë”
Aktivistja Natasha Kandiq flet për krimet e serbëve
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, deklaroi se Serbia duke mos i ndjekur penalisht krimet e luftës po dëshmon se nuk është gati të dënojë përgjegjësit për krimet e kryera në Kosovë. Sipas saj, të dy shtetet duhet të kenë edhe një marrëveshje politike për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur. Përveç tjerash, ajo tha se Serbia duhet të kuptojë edhe faktin se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është në të mirë të serbëve të Kosovës./21Media