Kanoset një zyrtar i QKUK-së

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar të QKUK-së.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se rast ka ndodhur paraditen e së premtes.

Ndërkaq pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur një person zyrtar në QKUK. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button